TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Muharrem Hoxha i ftuar sonte në emisionin “Xing me Ermalin”, nuk ka lënë pa kthyer çdo bisedë të tyre në humor. Madje ai rrëfeu disa batuta, duke na sjell në mendje ekranet e vegjël të televizionit që çdo shqiptarë ka pasur shumë kohë më parë, televizion ky bardh e zi, në të cilin shihnim shfaqjet e humoristëve, që sot i përkasin moshës së tretë. Ndër to është dhe Muharrem Hoxha.
Ai, që prej kohësh nuk e shohim në studiot televizive, me humor rrëfen disa ngjarje nga jeta e tij e shkuar. Në
kohën e trazirave, në vitin ’97, edhe pse ishte një humorist i njohur për të gjithë shqiptarët, ai në të njëjtën kohë ka punuar dhe si shofer furgoni.
“Kam pas punuar shofer furgoni edhe pasi u bëra humorist, në vitin ’97”, ndër të tjera shton humoristi Muharrem Hoxha. Tpz.al
