TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një krim pasioni tronditi jo vetëm Tiranën ditën e sotme. Një djalë vrau me armë zjarri vajzën që dashuronte, pasi kjo e fundit e kishte refuzuar.
Ariela Murati, studentja ekselente e juridikut humbi jetën tragjikisht në mes të rrugës, shumë afër qëndrës spitalore "Nënë Tereza". Ajo u vra nga 23-vjeçari, student i infermierisë, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetës pasi qëlloi me plumb edhe ndaj vetes.
Ndërsa prinderit e Arielës, të cilët jetonin në një fshat të Fierit, mësohet se janë nisur menjëherë drejt Tiranës.
Në ambientet e morgut ku kanë shkuar për të parë trupin e vajzës së tyre të pajetë, ata mësohet se janë shprehur ndaj djalit që ka kryer krimin se do ta paguajë atë që ka bërë.
Mësohet se prindërit e vajzës së vrarë nuk kishin shumë kohë që kishin komunikuar me Aldison Belulajn, i cili i kishte shkuar në shtëpi atyre për t`i kërkuar dorën e vajzës.
Por, prindërit i kishin thënë të hiqte dorë pasi vajza ishte e bindur për refuzimin që bënte.
[gallery ids="59318,59329,59315,59219,59220,59221,59222,59217,59218,59214,59213,59216,59212,59215"]