TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot në orën 19:00, Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren që të marrë në shqyrtim kërkesën e kryeprokurorit Llalla për heqjen e imunitetit të deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Tahirit, me qëllim arrestimin e tij.
Emri i Tahirit u përmend në dosjen e përgjimit të bisedës mes trafikantëve Habilaj e Celaj, nga autoritetet italiane, duket se ka vënë në lëvizje edhe Kuvendin.
Dy janë akuzat ndaj deputetit të Partisë Socialiste: “Trafiku i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsioni pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 283/a/2 dhe 260 të Kodit Penal.
Prokuroria për Krime të Rënda po zhvillon hetime, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për një grup kriminal, i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sattiva nga Shqipëria në drejtim të Italisë.