TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli sot përpara mediave për të përgëzuar prokurorinë dhe shërbimet partnere për operacionin e djeshëm në Vlorë, ku u kapën 10 ton drogë të klanit Habilaj.
Basha tha se pas arrestimit të Moisi Habilajt, prokuroria duhet të veprojë duke " vënë përpara hekurave të gjithë anëtarët e këtij klani mafioz, duke nisur më Saimir Tahirin".
Basha u ndal edhe tek përfshirja e kryeministrit Rama në këtë ngjarje, duke e akuzuar atë si kokën e "narko shtetit".
Sipas Bashës policia e shtetit është e kapur dhe Haki Çako duhej të ishte dorëhequr.
"Dënoj përpjekjet e Haki Cakos për të tërhequr vëmendjen nga ky operacion i suksesshëm", tha Basha duke i'u referuar konferencës së sotme për shtyp ku Çako u ndal tek ngjarja e Elbasanit dhe nuk e përmendi operacionin në Vlorë.
Basha lëshoi akuza edhe për Fatmir Xhafajn, duke thënë se vëllai i tij është një trafikant në kërkim dhe se Xhafaj ka konflikt interesi në detyrën që ushtron. /TPZ.AL/