AKTUALITET, 19 Tetor 2017, 14:54

Kërkesa për arrestimin e Tahirit ndodhet në tavolinën e Gramoz Ruçit

Kërkesa për arrestimin e Tahirit ndodhet në tavolinën e

Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet pasditen e sotme, ku pritet të marrë vendim për Saimir Tahirin.

Kërkesa zyrtare Prokurorisë së Krimeve të Rënda drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit tashmë është mbi tavolinën e Kryeparlamentarit, Gramoz Ruçi.

Në varësi të vendimit të Këshillit, më pas pritet edhe thirrja e një seance të jashtëzakonshme.

Zyrtarisht nuk ka ende njoftim për mbledhjen.

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 283/a/2 dhe 260 të Kodit Penal.