AKTUALITET, 19 Tetor 2017, 15:45

Të gjithë te shtëpia e Tahirit, presin ta filmojnë me pranga në duar

Të gjithë te shtëpia e Tahirit, presin ta filmojnë me pranga

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar në Kuvend mesditën e sotme kërkesën për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit, që më pas ta arrestojë ish-ministrin e Brendshëm.

Tahiri akuzohet për ‘Trafik droge’ dhe ‘korrupsion të zyrtarëve të lartë’, shkruan Syri.net

Që nga momenti i dorëzimit të kërkesës, tek shtëpia e Saimir Tahirit që ndodhet në zonën e ‘Kodrës së Diellit’ në Tiranë, kanë mbërritur të gjitha mediat, për të qenë gati në momentin kur ish-ministri të dalë me pranga në duar