AKTUALITET, 19 Tetor 2017, 13:43

Lulzim Basha: Rama është një kufomë politike që flet si i çekuilibruar

Lulzim Basha: Rama është një kufomë politike që flet si

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli përpara mediave në një konferencë për shtyp të cilën e konsideroi si urgjente.

Basha tha se qeverisja e Edi Ramës ka mbaraur de facto dhe se arrestimi i Tahirit do të jetë vetëm hapi i parë në rënien përfundimtare të Ramës.

"Vetë Edi Rama është sot i vdekur politikisht. Një kufomë politike, që sillet vërdallë dhe flet si njeri i çekuilibruar."

Basha bëri thirrje për mbledhjen e komisionit të mandateve për t'i hequr imunitetin Saimir Tahirit që ai të mund të arrestohet.

TPZ.AL