AKTUALITET, 19 Tetor 2017, 13:34

Kryemadhi : Haki Çako duhet të shkarkohet urgjentisht

Kryemadhi : Haki Çako duhet të shkarkohet urgjentisht

Monika Kryemadhi teksa ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI ne Berat, ka lëshuar një lum akuzash ndaj Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako. Sipas Kryetares së LSI, Çako është ushtar i krimit të organizuar.

“ Krimi i organizuar po uzurpon ekonomine shqiptare. Edi Rama ka rene moralisht si kryeminister. Tahiri nuk eshte dru i shtrember, por dege ne trungun e kalbur te Edi Rames. Edi Rama kryqezoi PS me krimin e organizuar dhe polli Rilindjen. Cako ushtar i krimit. Kupola e krimit te organizuar eshte ne kryeministri. Rama gelltiti corben e Sajmirit, dhe po i bie me qafe policeve te ndershem. Cako i pari qe duhet shkarkuar” – u shpreh Kryemadhi.

TPZ.AL