AKTUALITET, 19 Tetor 2017, 12:51

Dosja “Habilaj”, Kryeprokurori Llalla, pas Vlorës me urgjencë në Lushnjë

Dosja “Habilaj”, Kryeprokurori Llalla, pas Vlorës me

Nuk ka më paqe për Policinë e Shtetit, një pjesë e së cilës akuzohet si bashkëpunëtore me trafikantë apo indiferente me vetëdashje ndaj hektarëve të mbjella me kanabis.

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla, i shoqëruar nga drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ishte paraditen e sotme në Prokurorinë e Vlorës.

Kjo lëvizje e kryeprokurorit erdhi pas sekuestrimit të një sasie të madhe kanabisi prej 4 ton në Babicë të Vlorës, e cila dyshohet se i takon bandës së Habilajve.

Llalla u prit nga prokurori Ramadan Troci. Gjatë takimit u diskutua edhe për dosjen “Habilaj” dhe përgjimet e trafikantëve nga autoritetet italiane.

Pas këtij takimi, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme iu drejtua Prokurorisë së Lushnjës. (Tpz.al)