AKTUALITET, 19 Tetor 2017, 12:30

A po e sfidon Saimir Tahiri, Ramën duke mos u dorëhequr?

A po e sfidon Saimir Tahiri, Ramën duke mos u dorëhequr?

 

Mësohet se kryeministri Edi Rama, ka nisur një fushatë presioni ndaj Saimir Tahirit, që ky i fundit të dorëhiqet dhe të largohet vullnetarisht nga grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Madje, Rama ka kërcënuar se do të dalë përpara mediave, për tu distancuar nga ish ministri i brendshëm. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka asnjë indicie që Tahiri të ketë pranuar kërkesën e Ramës për dorëheqje.

Ish ministri i brendshëm do të flasë sot në një emision televiziv, jo vetëm për të bërë mbrojtjen e nevojshme përpara opozitës dhe opinionit publik, por edhe për t’ju përgjigjur presionit të Ramës.

Kujtojmë se kryeministri Rama, u distancua menjëherë nga Tahiri nëpërmjet një statusi në facebook, ku shkruante se e vlerësonte Tahirin për integritetin e tij, por kërkonte që drejtësia të zbardhë sa më parë të vërtetën.

Rama e intensifikoi presionin ndaj Tahirit edhe publikisht, me një status të dytë ku thoshte se edhe në mesin e Rilindjes ka “drurë të shtrembër “, duke “larë duart” përfundimisht me ish ministrin e brendshëm dhe duke e shpallur atë si delen e zezë të Rilindjes së tij.

TPZ.AL