TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka bërë sërish një status në faqen personale në facebook. Kryeministri ka ditë që përdor vetëm këtë platformë si mjet komunikimi dhe nuk guxon të dalë para kamerave për t'u përballur me akuzat që kanë shpërthyer ndaj ish ministrit të brendshëm por edhe ndaj tij, si të lidhur me narko trafikun.
Rama thotë se aksioni i djeshëm ishte një sukses i policisë, por harron të thotë se policia u mbajt në terr të plotë deri në momentet e fundit, në mënyrë që të mos dekonspirohej aksioni.
Rama ndalet edhe tek ajo që e quan kazani mediatik dhe politik, duke shpallur kështu armiqtë e tij dhe të policisë së shtetit në luftën e tyre të madhe kundër krimit. Rama thotë se kriminelët qe po lufton policia janë heronjtë e kazanit politik dhe mediatik.
Statusi i plotë i Ramës (me gjithë simbolet ilustrative):
TA HARROJNE SE DO TE NA NDALIN
Përshëndes shkarkimin e gjithë zinxhirit të komandës policore në Elbasan
? Kush është përzier me çorbën e krimit, po edhe kush s’ka kurajo të përballet sy për sy e dhëmb për dhëmb me të, s’ka vend nën uniformën e dëshmorëve të Policisë së Shtetit
?✈️
⭐️
E turpshme përpjekja e Frontit të Çorbës së Vjetër për të baltosur Policinë e Shtetit për operacionin e suksesshëm mbrëmë në Vlorë, si pjesë e luftës ndaj rrjetit kriminal të heronjve të kazanit politik e mediatik të 48 orëve të fundit
?
Policia e Shtetit po bën të gjithë gjërat e duhura dhe çdo drejtues e punonjës policie, duhet të vazhdojë të bëjë përditë këtë që po bën qysh prej nisjes së kësaj faze të re të luftës me krimin, pas pastrimit të Shqipërisë nga kanabisi
?
Ta harrojnë se do të na ndalin dot në këtë luftë, të gjithë ata që vazhdojnë t’i marrin shqiptrët për budallenj dhe që synojnë bllokimin e rrugës sonë për Shqipërinë që duam - me shtet, punë, mirëqenie. Me mandatin e 25 qershorit, ne do t’i bëjmë jo vetëm rrjeteve kriminale, po edhe korrupsionit në tërësi, atë që asnjë nga këta që hidhen sot përpjetë në kazanin e politikës e të medias, s’ka guxuar as ta mendojë, në çerekshekulli rrumpallë e bashkëjetesë harmonike të pushtetit me llumin, ku ky vend mbeti pa shtet, pa ligj, pa drejtësi
??
Këtu jemi dhe do të shohim. Ditë për ditë
✌️
TPZ.AL