TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Saimir Tahiri rrezikon të dënohet deri në 27 vjet burg dhe të dalë prej qelisë në moshën 65-vjeçare.
Kjo është llogaria e ftohtë e dy neneve të Kodit Penal: 243/a (trafikimi i narkotikëve) dhe 260 (Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë).
Ish-ministri i Brendshëm akuzohet nga Prokuroria e Përgjithshme për dy akuza mjaft të forta: “Trafiku i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, pra neni 283/a/2 i Kodit Penal, dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, neni 260.
Dënimi për akuzën e trafikut të narkotikëve është jo më pak se 15 vjet sipas Kodit Penal.
Ndërkoh që, korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga 4 deri në 12 vjet. (Tpz.al)