TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autori i vrasjes së në bllok të Fabiol Gaxhajt e plagosjes së Elion Hato dhe Ervis Martinaj po negocion të vetëdorëzohet. Bilo pretendon se ka qëlluar me armën e Redi Popeskut dhe pastaj e ka hedhur tek Piramida. Policë e Prokurorë, kontroll për gjetjen e armës. Gjykata liron Popeskun, jep masën “arrest shtëpie”.
Marviol Bilo, komandoja që dyshohet se ka qëlluar për vdekje Fabiol Gaxhan dhe ka plagosur rëndë Elion Haton dhe Ervis Martinaj, ka shumë gjasa që të vetëdorëzohet në policinë e Tiranës.
“Shqiptarja.com” mëson se nga Bilo nga arratia ka kontraktuar një avokat dhe është pikërisht ky person që po negocion me prokurorinë, për të realizuar vetëdorëzimin e komandos, që shkaktoi masakrën në zonën e bllokut në Tiranë.
Në disa memo, të dërguara në prokurori nga avokati i Bilos, pretendohet se Marviol Bilo ditën e ngjarjes nuk ka pasur asnjë armë me vete, por pistoletën pretendohet se ja ka marrë Redi Popeskut, i cili e dispononte me leje nga organet e Policisë./ Shqiptarja.com/