SPORT, 12 Nëntor 2017, 09:59

VIDEO / Tunizia dhe Maroku në Botëror, mbetet jashtë Bregu i Fildishtë!

VIDEO / Tunizia dhe Maroku në Botëror, mbetet jashtë Bregu i

Plotësohet mozaiku me 5 emrat e skuadrave afrikane të cilat do të marin pjesë në Botërorin 2018. Maroku dhe Tunizia i janë bashkuar në ditën e fundit skuadrave që ishin kualifikuar më parë: Egjiptit, Nigerisë dhe Senegalit. Nga këto, vetëm Nigeria ka qenë në edicionin paraardhës, atë të Brazil 2014.

Maroku u kualifikua falë një sfide direkte drithëruese, pasi udhëtonte në ndeshjen e fundit në fushën e Bregut të Fildishtë dhe i duhej të mbronte kreun pasi kishte 2 pikë avantazh ndaj vendasve. Ndeshja përfundoi me fitoren 2-0 të Marokut falë golave të Dirar dhe Benatia që në pjesën e parë të ndeshjes, duke kthyer pas katër edicionesh mungesë këtë skuadër në një Botëror. Maroku ka arritur këtë kualifikim me një rekord të veçantë, pasi ka shënuar 11 gola, duke mos pësuar asnjë. Ndërkohë, Bregut të Fildishtë nuk i mjaftoi një brez shumë i talentuar me emra si Kesi, Gervinjo, Zaha e Aurier për të prerë për të katërtën herë radhazi biletën për në Botëror nën drejtimin e Mark Vilmots, i cili me siguri do të shkarkohet brenda pak ditësh nga detyra.

Ndërkohë, Tunizia kreu detyrën duke marrë pikën që i nevojitej për të siguruar matematikisht praninë në Rusi 2018. Barazimi 0-0 ndaj Libisë bëri të pavlefshme fitoren 3-1 të Kongos ndaj Guineas. Për Tunizinë, kjo është hera e pestë në të cilën merr pjesë në një Botëror, ku ishte e pranishme edhe në edicionet e viteve 1978, 1998, 2002  dhe 2006.

https://www.youtube.com/watch?v=5x6kRIKKgiw