TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-drejtori sportiv i Milanit, Adriano Galiani, pas një epoke të mbyllur me një nga legjendat italiane, u duk sikur do të shkëpuste çdo lidhje të drejtpërdrejtë me botën e futbollit. Por në fund nuk rezulton kështu. Florentino Perez, dëshiron të rikthejë sërisht Galianin në futbollin aktiv sa i përket një posti drejtues tek Reali i Madridit.
73-vjeçari, i cili udhëhoqi Milanin për shumë kohë si adminsitrator i deleguar, ka gjithë eksperiencën e duhur për t’i shërbyer klubit spanjoll. Këtë gjë e di më së miri Perez, i cili i ka paraqitur në tryezë italianit ofertën e tij në lidhje me këtë post të ri.
Lajmi është publikuar nga gazeta italiane “La Stampa”, e cila shpjegon gjithashtu se Galiani ende nuk ka kthyer një përgjigje në lidhje më këtë ofertë. Në ditët në vijim pritet një vendim i italianit.