TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Telashet më të cilat Real Madrid është përballur në këtë edicion nuk shqetësojnë drejtuesit e klubit spanjoll, të cilët nuk kanë ndër mend të bëjnë lëvizje të mëdha në merkaton e janarit, sido që të shkojnë punët në javët në vazhdim. Sipas burimeve të të përditshmes spanjolle “Marca”, duke parë çmimet aktuale të tregut, klubi nuk do të bëjë një lëvizje “për të kaluar radhën”, duke shpenzuar 150 milionë euro për lojtarë të dorës së dytë.
Gazeta spanjolle argumenton se lëvizja e madhe e klubit do të jetë në verë, ku po përgatitur një çek prej rreth 200 milionë eurosh për të blerë një yll tjetër që do i bashkohet grupit ekzistues.
“Nëse do të shpenzohet, do të blihen më të mirët në botë, ose të rinjtë më të mirë”, shpjegojnë për gazetën spanjolle burimet pranë klubit madrilen. Në këtë listë tashmë përfshihet edhe emri i Nejmar. Braziliani ka kuptuar se përveç përfitimeve ekonomike, PSG nuk është ajo eksperiencë që kërkonte ai dhe meqë kthimi te Barcelona duket i pamundur, transferimi te Real Madrid që në verën e ardhshme është një opsion që duhet marrë në konsideratë.