AKTUALITET, 30 Shtator 2018, 14:06

Meta mesazh shqiptarëve në Maqedoni: Votoni “PO” në referendum

Meta mesazh shqiptarëve në Maqedoni: Votoni “PO” në

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur sot votimet për referendumin për emrin e ri të Maqedonisë.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Meta theksoi se shqiptarët e Maqedonisë kanë sot mundësinë që të tregojnë përkatësinë e tyre euro-atlantike jo vetëm duke votuar qartësisht PRO.

“Sot, qytetarët e Maqedonisë janë thirrur të vendosin për të ardhmen e tyre.

Pjesëmarrja sa më e madhe e tyre në referendum është vendimi i duhur, i mençur dhe i përgjegjshëm në këtë ditë historike për ta. Shqiptarët e Maqedonisë kanë sot sërish mundësinë të tregojnë përkatësinë e tyre euro-atlantike jo vetëm duke votuar qartësisht PRO, por sidomos duke marrë pjesë masivisht në këtë votim historik për të ardhmen e Maqedonisë”, shkruan Meta në ‘Facebook’.