TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Botuesi i njohur i gazetës “Tema”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në News24, tha se ai besonte se në Shqipëri ka më shumë se katër klane mafioze.
“Mafia me e madhe në Shqipëri janë grupet e bizneseve me politikën. Mua më duket më shumë se katër grupe, Shqipëria ka një bashkëjetesë të gjatë të grupeve me politikën, por mafia më e madhe në Shqipëri është biznesi i lidhur me politikën”, - tha botuesi i portalit Gazetatema.net.
“Grupet kriminale nuk duhet ti kërkojmë te banditët ordinere, por te grupet e biznesit. Këta bëjnë grupet reale. Influenca e atyre grupeve mbaron nëse politika u jep shenjat që nuk i mbron. Deklarata e ambasadorit amerikan janë më shumë deklarata për drejtësinë, pra është retorika për reformën në drejtësi, pasi SHBA, e ka kalë beteje”, tha analisti Mero Baze./ TPZ.AL/