AKTUALITET, 19 Dhjetor 2017, 09:57

Nisin problemet në rrugë, ku lëvizet me zinxhirë. Në Dibër trashësia e borës arrin 40 cm (foto+video)

Nisin problemet në rrugë, ku lëvizet me zinxhirë. Në

Shfaqen problemet e para me qarkullimin per shkak te bores dhe ngricave. Reshjet e dëborës krijuan mbrëmjen e kaluar vështirësi lëvizjeje në Qafën e Llogarasë, nderkohe qe mengjesin e sotem pati probleme ne Qafe Kashar-Rinas.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe kompanisë së mirëmbajtjes ndërhynë menjëherë duke garantuar zhbllokimin e aksit.

Kalimi aktualisht vazhdon normalisht ndërsa është me rëndësi lëvizja e kujdesshme e mjeteve dhe përdorimi i zinxhirëve.

Situata mëngjesin e sotëm në Kashar-Rinas

Probleme per shkak te ngricave ka pasur gjate qarkullimit ne aksin Kashar-Rinas. Mengjesin e sotem, nga kontraktoret dhe ARRSH kane hedhur kripe per shkak te prezences se ngricave.

Beni kujdes gjithashtu edhe ne rrugen e Farkes dhe ne ate te Dajtit, per shkak te ngricave.

Situata në Dibër

Sakaq, dëborë ka rënë edhe në Qarkun e Dibrës, ku trashësia arrin deri në 40 centimetra.

Reshjet më të dendura të dëborës janë shënuar në Peshkopi dhe Bulqizë, ku trashësia ka arritur deri në 10 cm.

Ndërkohë, situata paraqitet problematike në zonat e thella, si Lura dhe Kalaja e Dodës, ku trashësia e dëborës kalon 40 cm. Rrugët kombëtare janë të kalueshme, ndërsa aksi Peshkopi-Kukës dhe Peshkopi-Librazhd kalohet me zinxhirë.

Në Bulqizë gjatë natës ka pasur ngricë dhe dëborë në rrugë, por në mëngjes kompania e mirëmbajtjes ka hedhur kripë.

 

 

[gallery columns="1" ids="40626,40627,40628,40629,40630"]

 

 

https://youtu.be/skfpXq4D0oQ