AKTUALITET, 28 Tetor 2017, 21:57

Lirohet Klodian Zaimaj, profesori shqiptar i arrestuar në Malajzi për terrorizëm

Lirohet Klodian Zaimaj, profesori shqiptar i arrestuar në Malajzi për

Mediat në Malajzi raportojnë se sot është liruar nga burgu shqiptari i arrestuar për terrorizëm, pedagogu Klodian Zaimaj.

Lajmi i lirimit vjen edhe nga imami i xhamisë së Unazës së Re Armand Ali. Zaimaj u arrestuan në fillim të tetorit në Malajzi së bashku me 8 persona të tjerë të dyshuar për lidhje me grupin Abu Sayyaf. Klodian Zaimaj që njihet edhe me emrin fetar Ibrahim, jetonte prej vitesh në Malajzi ku punonte si pedagog dhe u dyshua se rekrutonte të rinj për t’ju bashkuar organizatës terroriste ISIS. Statusi i ish-imamit të xhamisë së Unazës së Re Armand Ali: Hoxha i nderuar Dr. Klodjan Zaimaj ashtu siç edhe pritej, eshte liruar nga autoritetet malajziane i pafajshem nga cdo dyshim. Falenderoj Allahun qe ja lehtesoi kete sprove qe ta kalonte ne nje periudhe te shkurter. Klodjani u arrestuar ne fillim te muajit tetor nga autoritetet malajziane si i dyshuar per lidhje me levizjen e Ebu Sejjafit ne Filipine. Autoritetet malajziane u treguan te kujdesshme dhe nuk publikuan as emrin e as fytyren e tij por vetem inicialet e emrit pasi ne ate vend dyshimet pa fakte nuk mund te kthehen ne akuza vetem pasi te vertetohen. E kunderta ndodh ne Shqiperi e sidomos kur behet fjale per besimtaret muslimane ose hoxhallaret. Ketu shpifjet e mediave perdoren nga prokuroria si fakte per te denuar besimtaret muslimane. Ai ka mberritur shendosh e mire ne Shqiperi. E njejta gje ndodhi edhe me rastin ne fjale. Mediat shqiptare shpejtuan me shpifjet e rendomta se Klodjani akuzohej per lidhjet e tij me ISIS dhe se sipas autoriteteve shqiptare ai njihej per idetë e tij ekstremiste. Ne te vertete Klodjani ishte ekstremist islamik po aq sa ka qene edhe gjyshi im qe ka rreth 25 vjet i vdekur. Po tani a do te shpejtojne mediat shqipare per ta perhapur lajmin se Klodjani eshte liruar i pafajshem nga cdo dyshim?! Nuk besoj. Edhe myftinia e Elbasanit qe morri zjarr aq shpejte e nxitoi te distancohej prej tij veçse tregoi mendjelehtesi dhe friken ne palce qe i ka hyre. Turpi do tu mbetet persiper atyre njesoj si edhe medjave shqiptare. Por njollosja dhe perbaltja e figurave te hoxhallareve dhe besimtareve muslimane ka 14 shekuj qe ka filluar e nuk do te pushoje, as gojet e liga nuk do te heshtin asnjehere. Vetem tek Allahu ankohemi e vetem prej Tij ndihmen e kerkojme.