AKTUALITET, 28 Tetor 2017, 21:49

Aksident rrugor, plagoset djali i mitur i prokurorit

Aksident rrugor, plagoset djali i mitur i prokurorit

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Burrelit. Nga të dhënat e para mësohet se janë përplasur dy mjete përkatësisht BMW me Golf.

Në njërën prej tyre udhëtonte një djalë i mitur, që sipas dëshmitareve në vendin e ngjarjes është fëmija i prokurorit të rrethit të Matit. Një nga automjetet drejtohej nga  oficeri i policisë  me inicialet L.B dhe kishte në makinë djalin e prokurorit A.M dhe vetë prokurorin. Makinën tjetër e drejtonte shtetasi me inicialet B.K. Pas ndihmës se pare te dëmtuarit kane vajtur ne shtëpi. Policia ka shoqëruar  shtetasin B.K. dhe po vijojnë hetimet./Panorama