TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre shumëvjeçare në martesë mbrëmjen e djeshme.
Ata zgjodhën shtatorin pasi siç ka thënë blogerja, vjeshta është stina e preferuar e të dyve.
Në dasmën që u mbajt në Shijak morën pjesë rreth 300 të ftuar, mes të cilëve shumë personazhe të njohur.
Krahas personazheve të njohur të ekranit, nuk munguan dhe shumë figura politike.
Dalina Buzi, Ermal Mamaqi, Amarda Toska, Rudina Hajdari, Julian Deda, Valdrin Sahiti, Olta Gixhari, Agnesa Vuthaj, Erla Mëhilli, Eranda Libohova, Floriana Garo, Albana Vokshi dhe shumë të tjerë.
Ajo që u vu re mes personazheve publike ishin veshjet që kishin zgjedhur pasi pjesa më e madhe kishin zgjedhur ngjyrën e zezë.
Megjithatë, nuk dihet nëse ishte një rastësi apo ka qenë kodi i veshjes. Sakaq, siç vihet re nga postimet në rrjete sociale, shumë dasmorë të tjerë kishin zgjedhur ngjyra të tjera.