LIFESTYLE, 24 Shtator 2022, 14:19

VIDEO/ Këngëtarja shqiptare shënon një tjetër sukses, nuk mban dot lotët nga gëzimi

VIDEO/ Këngëtarja shqiptare shënon një tjetër sukses,

Bebe Rexha ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm me këngën më të re që ka sjellë në duet me David Guetta. Në fakt, gjithçka nisi si një trend në TikTok, dhe për shkak se u bë menjëherë virale, artistët vendosën që ta publikonin këngën që kishin punuar disa vite më parë.

Që nga momenti i publikimit, kënga ka “pushtuar” klasifikimet më të rëndësishme botërore. Së fundmi,, “I’m Good” është renditur në vend të parë në klasifikimin e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar. Këngëtarja shqiptare është emocionuar nga kjo arritje dhe ka festuar.

Ajo ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet e përlotur. Ajo falenderon fansat duke qenë se është hiti i parë që krijon që arrin në këtë pozicion në Britani, ndërsa për David Guetta-n është i 7-ti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)