TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka nisur me një kërcim romantik dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës. Momentet e para nga hapja e ceremonisë i ka shpërndarë në rrjete sociale aktorja e njohur Olta Gixhari. Në video shihen Shkëlzen Berisha që pas një valsi romantik ngre peshë bashkëshorten e tij të ardhshme Armina Mevlani.
Ceremonia u hap me fjalën e ish-kryeministrit Berisha i cili nuk u zgjat me një fjalim të gjatë por thjesht uroi çiftin për kurorëzimin e lidhjes së tyre disavjeçare.
“Të dashur Armina dhe Shkëlzen! Dasmat, fjalime nuk duan ndaj dhe unë shkurt dua të them vetëm dy fjalë. Uroj nga zemra Arminën dhe Shkëlzenin, të cilët kurorëzojnë dashurinë dhe miqësinë e tyre disa vjeçare, sonte në këtë ceremoni, në këtë dasmë, me miqtë dhe të afërmit e tyre” – tha Berisha.
Atmosfera do të ndizet nga Marsela Çibukaj, Eranda Libohova, Vitore Matoshi dhe një surprizë. Në agroturizëm “Gjepali” nën kujdesin e shef Fundim Gjepalit me detajet e kuruara dora magjike e “Geraldina Sposa” Armina dhe Shkëlzeni festojnë sot për dashurinë mes 300 të ftuarve.