LIFESTYLE, 25 Shtator 2022, 13:51

Përse njerëzit gënjejnë më shumë nëpërmjet telefonit?

Përse njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithë gënjejnë. Nëse dikush pretendon të kundërtën, atëherë po gënjen veten.

Sipas studiuesve, njerëzit thonë gënjeshtra të paktën dy herë në ditë.

Fundja, gënjeshtra është art dhe ne e kemi të trashëguar brez pas brezi.

Sipas universitetit të Harvardit, gënjeshtra është tepër e lehtë në krahasim me mjetet e tjera të arritjes së pushtetit.

Thellë-thellë, gënjeshtra është një tregues zgjuarsie, thonë ekspertë të tjerë.

Me avancimin e teknologjisë thënia e një gënjeshtre dhe përhapja e saj është bërë e shpejtë sa drita dhe e lehtë sa një pupël.

Njerëzit gënjejnë pa kokëçarje dhe tani e kanë më të lehtë me të gjitha këto mjete komunikimi që kemi në dispozicion.

Sipas një studimi 11 përqind e mesazheve që dërgojnë njerëzit kanë në të një ose disa gënjeshtra.

Në bisedat telefonike, kryesisht mesazhet, njerëzit e kanë shumë më të lehtë të gënjejnë dhe këto gënjeshtra kanë të bëjnë me planet shoqërore, mashtrime të lehta,e të tjera si këto.

Për shembull nëse dikujt i shkruan që sapo ke dalë nga shtëpia, ndërkohë që nuk ke dalë as nga dushi, kjo është një gënjeshtër apo jo?

Nëse teknologjia të mundëson të gënjesh pa të brejtur ndërgjegja, keni harruar një aspekt të rëndësishëm.

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra dhe me teknologjinë e sotme ajo zbulohet sa hap e mbyll sytë

Çdo fjalë që ne shkruajmë kur i dërgojmë një mesazh tjetrit mbetet si provë në të ardhmen dhe mund t’ju nxjerrë zbuluar.

Sidoqoftë, ekspertët thonë se nëpërmjet mesazheve, njerëzit munden të thonë lirisht gënjeshtra sepse mungon përballja ose kontakti sy më sy që të pengon të thuash një gënjeshtër aq lirisht.

Të gënjesh dikë ballë për ballë është e realizueshme gjithmonë por jo nëse tjetri di të lexojë gjuhën e trupit tënd  që në bisedat online është gjithnjë e fikur./AgroWeb.org