TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Djali i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj dhe shoku i tij do të hetohen në gjendje të lirë pasi akuzohet se ka dhunuar një punonjës policie. Sipas burimeve djali i Mataj së bashku me bashkëmoshatarin e tij 18-vjeç kanë goditur me grusht efektivin 25-vjeçar pas një konflikti në lagjen nr.6, Durrës. Motivet e sherrit mes të rinjve janë ende të paqarta.
Elisabeta Mataj e akuzuar se përvetësoi mbi 700 mijë euro të destinuara për pensionet, u lirua nga qelia dhe u la në arrest shtëpie më 25-shtator. Ndërkohë pak ditë para se Mataj të lirohej nga qelia, bashkëshorti i saj Fetah Mataj u promovua në poste drejtuese në Bashkinë e Durrësit, duke u emëruar Përgjegjës për Evadimin e Mbetjeve Urbane.
Më 18 korrik, Gjykata e Durrësit caktoi ndaj Matajt masën arrest në burg, që ishte lënë në fuqi edhe nga Apeli. Mataj dyshohet se bashkë me ish-shefen e financës Valbona Duni dhe arkëtaren Paola Dana, të dyja në masën arrest në shtëpi, përvetësuan 700 mijë euro të destinuara për pensionet në Krujë dhe Shijak.
Pamjet e Matajt teksa i merrte paratë në zyrë me qese të zeza bënë xhiron e rrjetit, ndërsa fondet e shtetit regjistrohet sikur ishin dërguar për pensionet. Prokuroria po heton edhe dyshimet se paratë mund të jenë shpenzuar në kazino nga ish-drejtoresha e Postës së Durrësit