AKTUALITET, 30 Tetor 2017, 09:32

Rama mbledh deputetët. Flet për buxhetin,investime në infrastrukturë

Rama mbledh deputetët. Flet për buxhetin,investime në

“Në 4 vjet shqiptarët do të shikojnë një transformim të qenësishëm”. Keshtu ka premtuar kryeministri Edi Rama, i cili u ndal sot ne detajet e buxhetit, gjate fjales se tij ne mbledhjen e grupit parlamentar te PS. Sipas tij, projekt-buxheti 2018 eshte prova e parë e një mandati rritjeje ekonomike dhe punesimi real.

Axhenda javore parlamentare dhe qeveritare ishte ne qender te mbledhjes se sotme te kabinetit qeveritar dhe kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

“Të krijojmë kushtet për një rritje të punësimit real. Sfida është jetësimi i prioriteteve të projektbuxhetit në terrenin e një viti të ri buxhetor ku gjithçka është përmbledhur duuhet të zbatohet. Buxheti është programuar për një rritje mbi 4% qysh në vitin e ardhshëm dhe natyrisht është një rritje e bazuar nga njëra anë te rritja e të ardhurave dhe nga ana tjetër tek mundësia për investime”- tha Rama.

Ai theksoi se ‘për investime masive në infrastrukturë dhe jo vetëm, pasi qoftë në shëndetësi, qoftë në arsim, kemi një kapërcim të ndjeshëm të kufirit të investimeve në fuhknsiuon të përmirësimit të infrastrukturës dhe jo vetëm’.

Sipas Rames, buxheti i vitit të ardhshëm është buxheti më i konsiderueshëm për bujqësinë, qoftë në aspektin e mbështjes së drejtpërdrejtë të prodhimit dhe eksporteve në bujqësi por qoftë edhe falë përpjekjes, besoj të suksesshme, pasi mungon vetëm fjala e fundit e KE, të bërë nga ministri dhe drejtuesja e AZHBR-së, për të marrë dritën jeshile lidhur me një financim të konsiderushëm dhe të drejtpërdrejtë nga KE për Bujqësinë”.

“Projekti shkon në harmoni me teknikën tonë të 4 viteve për të miratuar një rritje ekonomike të qëndrueshme, e nisëm me zero, sot jemi në katërfish. Mbetet shifër për shumëkënd, pasi nuk prek ende si duhet pozitivisht familjarët, kjo është arsyeja pse kemi vendosur, për të kaluar 5% duke pasur të qartë se kjo do të thotë rritje për cdo familje”- tha Rama.

TPZ.AL