TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorët e Mirditës, ka deklaruar se opozita do të mund të kthehet në Parlament vetëm në zgjedhjet e 2020-ës.
Rama ka akuzuar demokratët se vetëm mashtrojnë dhe ka përmendur rastin e fundit që sipas tij akuzuan ministrin e Brendshëm që dhunoi babë e bir gjatë protestës.
“Baba dhe biri u masakruan nga policia e Llesh kimikut. Shyqyr ishin kamerat se imagjino, mos ishin kamerat do na kishin masakruar. Na mbytën me gaz thonë, gazi është blerë që në kohën e tyre.
Këtë herë ikën nga parlamenti dhe dogjën mandatet, ne jemi trima dhe nuk kthehemi kurrë.
Kurrë mos u kthefshi se nuk e merr malli njeri për ju, madje, madje që të jem shumë i sinqertë ka qenë një rast i madh për shumë demokrat për të parë se çfarë janë këta, bënë festë dhe thoshin fitore-fitore dhe pastaj vinin të futeshin me zor në Parlament.
Por në Parlament do të futen vetëm në shtator të vitit 2020, në qoftë se do u vijnë mendtë, se mbase nuk i vijnë”, tha Rama.
Më tej kryeministri foli dhe për kërcënimet e opozitës për prishjen e zgjedhjeve. Por ai i ka bërë thirrje të rinjve të Laçit, Milotit dhe gjithë Shqipërisë se në rast se do të prishin zgjedhjet, atëherë do t’u ndalohet e drejta që të shkojnë në vendete BE-së.
“Tani duan të shkatërrojnë zgjedhjet, si do i shkatërrojnë, do gjejnë budallenj për të shkatërruar zgjedhjet. Pra do çohen çunat e Laçit, Milotit dhe do i bien murit me kokë që mos shkojnë në Itali apo vende të tjera për gjithë jetën. Në qafë paçin veten ata që do bien pre e tyre.
U them atyre që kanë të drejtë që nuk janë me ne dhe që duan që ne të ikim sa më parë, ne do ikim kur populli të vendosi, përsa kohë që populli ka vendosur, ne nuk na tund asgjë.
E dyta: Mos u merrni me ikjen tonë, por shihni mos ikni vetë në drejtim të paditur./
Më vjen keq për prindërit e atyre që janë në qeli, se i morën këta dhe i përplasen te muret e institucioneve si mish për top. Këta shkuan në shtëpi dhe presin të tjerë që presin të hedhin flakadan dhe kapsolle”, ka thënë Kryeministri.