AKTUALITET, 3 Qershor 2019, 16:08

Fshihej në Itali me dokumenta false, arrestohet i shumëkërkuari që ishte dënuar me burgim të përjetshëm (EMRI)

Një 49-vjeçar i dënuar me burgim të përjetshëm është arrestuar sot në Itali, me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Bardh Lula është dënuar me vendim të Gjykatës së Rrethit Qyqësor Lezhë, me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet për vrajsen e dy perosnave në rrethanave cilësuese.

“Shtetasi Bardh Lula (Luli), më datë 12.06.1993 ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasit N.L. , P.L. dhe M.L. Vijonë procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë të personit të dënuar me burgim të përjetshëm”, shkruan më tej Policia në njfotimin e saj.

NJOFTIMI I PLOTË

Tjetër operacion ndërkombëtar falë bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me homologët italianë. Finalizohet operacioni ndërkombëtar i koduar “Wanted 3”.

Operacioni i zhvilluar dhe finalizuar në Itali falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën dhe Zyrat ndërlidhëse reciproke UCI Albania në Shqipëri dhe Bari në Itali në bazë të informacioneve të siguruara më parë nga Sektori për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, për vendndodhjen dhe gjeneralitetet që përdorte i kërkuari. U bë arrestimi në Itali me qëllim ekstradimi i shtetasit shqiptar: Bardh Lula (Luli) 49 vjeç, lindur në Lezhë, i cili fshihej në Itali me emër e dokumentacion të falsifikuar si shtetas boshnjak.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në vitin 1996 e ka dënuar këtë shtetas me “Burgim të përjetshëm” për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”. Shtetasi Bardh Lula (Luli), më datë 12.06.1993 ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasit N.L. , P.L. dhe M.L. Vijonë procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë të personit të dënuar me burgim të përjetshëm.