Ish zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, i cili ka një kohë të gjatë, që gjurmon plagjiaturat e zyrtarëve të lartë, ka aluduar se kryebashkiaku Erion Veliaj, ka falsifikuar diplomën e masterit. Por, akuzat për Veliajn, janë bërë edhe nga kundërshtarët e tij politikë në të kaluarën. Në vitin 2015, Veliaj publikoi dy diploma në rrjetet sociale, por akuzat kanë vijuar, veçanërisht, se diploma e tij e masterit nga Universiteti i Sussex, është e falsifikuar.
TPZ.al, kontaktoi me Universitetin e Sussex, të cilët na sqaruan se Erion Veliaj është diplomuar në këtë Universitet në vitin 2006.
"
Unë mund të konfirmoj se Erion Veliaj, është diplomuar në Universitetin e Sussex, në vitin 2006, me një Master në Politikën Europiane", u shpreh James Hakner, Menaxheri i Komunikimit, në Universitetin e Sussex.
Pavarësisht se Veliaj nuk ka një rekord të mirë me premtimet dhe transparencën ndaj qytetarëve, në rastin e diplomës, ai nuk ka gënjyer.
/TPZ.al/
Diploma e Veliajt: