TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Nëse doni të bëni një punë i thoni një gruaje, nëse doni muhabet merrni një burrë”, kjo ishte një nga batutat e Ramës në Kurbin teksa prezantoi kandidaten Majlinda Cara. Rama vijoi me batutën e tij, duke thënë se gratë janë për punë në këtë vend, prandaj ka zgjedhur një grua për Kurbinin.
Po ashtu kryeministri tregoi dhe një detaj nga bashkëpunimi i tij me Lindita Nikollën, ku tha se ajo e ka kundërshtuar shumë. “Sa më ka kundërshtuar Lindita Nikolla mua, s’më kanë kundërshtuar 5 burra të marrë sëbashku. Kundërshtohet në fillim, por pastaj bëhet puna”, ishte kjo deklarata e Ramës.
PS ka nisur sot fushtatën për zgjedhjet e 30 qershorit dhe në Kurbin. Ka qenë Rama dhe Nikolla ata që kanë prezantuar kandidaten Majlinda Cara. Mes batutave dhe brohorimave Rama hodhi akuza kundër opozitës dhe tha se zgjodhën Carën, pasi është grua dhe punon. Rama reagoi dhe për dhunën e djeshme në protestën e opozitës.