TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama vijon me takimet elektorale në Shqipëri. Sot pasdite ai është ndalur në Kurbin, ku prezantoi kandidaten e kësaj bashkie. Rama foli edhe për protestën e opozitës.
“E patë se cfarë ndodhi dje dhe e patë se si plaku që i mban lidhur si kokrrat e tespies, nxori sot sikur protestuesit ishin masakruar nga policia. Në fakt protestuesit ishin masakruar nga ata vetë, nga huliganë me shkopinj hekuri”, tha Rama.
Lidhur me paralajmërimin e opozitës për të bllokuar zgjedhjet e 30 qershorit, Rama iu kujtoi djemve të rinj të Lacit që të mos e provojnë të bëjnë trazira sepse nuk do të shkelin më në Itali dhe në asnjë vend tjetër të BE-së e SHBA-së.
‘Italinë e keni si shtëpinë tuaj, mos e mbyllni derën e asaj shtëpie’, tha Rama.
Edhe ditë më parë Rama e ka përsëritur këtë kërcënim, ndonëse nuk është e qartë se nga buron kompetenca e tij për t’i ndaluar njerëzve hyrjen e përjetshme në vendet e BE-së dhe SHBA-së.