TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot në televizionin privat të kryeministrit u shfaq drejtoresha e Agjensisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta. Krejësisht e panjohur për publikun e gjërëm ajo që kryeson institucionin më okult të shpërndarjes së parave nga Edi Rama tentoi ta bëjnë në ERTV të zezën të bardhë (Intervista video oshte).
Kashta komentoi pjesën e Progres Raportit të bërë publik disa ditë më parë, ku me gjithë nonat positive për Shqipërinë, sektori i prokurimeve ishte më i kritikuari.
Por megjithëatë drejtoresha, pa iu dridhur qerpiku, nuk përmendi asnjë kritikë vetëm se i kumtoi publikut se raporti theksonte “transparencën”, “efikasitetin” si dhe faktin që të gjitha procedurat zhvillohen elektronikisht.
Por e vërteta është kejtësisht e kundërta. Duke parë këtë intervistë të pazakontë ku Redia Kashta lexonte në letrën e shkruar që kishte përpara, Lapsi.al iu kthye edh njëherë progress raportit 2019, për të parë atë që shkruhet aty.
Raporti thotë se mbështetja gjithnjë e më shumë në projektt e partneritetit publik privat përbën rrezik fiskal. Për më tepër, thekson raporti, pjesa më e madhe e kontratave PPP janë përzgjedhur në bazën e ofertave të pakërkuara, çka redukton konkurencën në prokurime. Shumica e kontratave ekzistuese të PPP janë përzgjedhur në bazë të propozimeve të pakërkuara, të cilat reduktojnë konkurrencën në prokurime. Raporti vlerëson rishikimin e legjislacionit për kufizimin e projekteve të pakërkuara. Megjithëse legjislacioni i prokurimit kohët e fundit është përmirësuar, zbatimi i prokurimit publik ka mbetur i mangët dhe vazhdon të perceptohet si jo transparent, thuhet në raport.
Për këto proceduar që përpos BE janë fshikulluar edhe nga FMN dhe Bannka botërore, drejtoresha kashta nuk thaa një fjalë.
Ajo u shfaq në ERTV për ti thëënë shikuesve krejt të kundërtën e asaj që ka shkruar BE duke dëshmuar se kjo media nuk është ngritur për të luftuar vetëm “kazanët mediatikë” dhe makinerinë e baltës së opozitës, por njëkohësisht edhe institucionet ndërkombëtare që i shkojnë ndesh.