AKTUALITET, 3 Qershor 2019, 16:30

“Ulje e çmimit të naftës, energjisë”, plani i PD për ekonominë

Dorjan Teliti, anëtar i Këshillit Kombëtar, shef i kabinetit të kryetarit të PD Lulzim Basha thotë se PD ka gati planin e rimëkëmbjes ekonomike. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama dhe oligarkët se po shkatërrojnë ekonominë.

Sipas tij, Rama bëri që jo vetëm me qindra mijëra shqiptarët të braktisin vendin por edhe investitorët e huaj ta shohin vendin tonë si zonë rreziku për investimet e tyre.

Teliti tregon konkretisht se çfarë përfshin plani i rimëkëmbjes ekonomike të PD, ku parashikohet ulje me 30 lekë/litër të çmimit të karburantit; ulje e çmimit të energjisë për familjarët dhe biznesin; rifutje e fashës mbrojtëse për 300 kë e parë me çmim 8.3 lekë/këh etj.

POSTIMI I TELITIT

Kryeministri i propagandës rrënoi Shqipërinë në bashkëpunim me oligarkët e kriminelët.

PD KA GATI PLANIN EMERGJENT TË RIMËKËMBJES EKONOMIKE.

Erdhi me premtime propagandistike në pushtet e po ikën si arkitekt i shkatërrimit. Edi Rama u premtoi shqiptarëve 300 mijë vende pune, shëndetësi falas apo ulje të varfërisë, por bilanci i 6 viteve qeverisje janë rrënim për shqiptarët, për të cilët RRITI:

Varfërinë, papunësinë e pasigurinë, çmimin e karburantit, çmimin e energjisë, taksat e tatimet që sollën falimentin e 77 mijë bizneseve.

Me politikat tij Rama bëri që jo vetëm me qindra mijëra shqiptarët të braktisin vendin por edhe investitorët e huaj ta shohin vendin tonë si zonë rreziku për investimet e tyre.

Këto janë mjaftueshëm arsye që ai, arkitekti i rrënimit, të largohet një orë e më parë.

Partia Demokratike ka gati planin e rimëkëmbjes së ekonomisë duke sjellë ofertë konkrete për shqiptarët:

1. Ulje me 30 lekë/litër të çmimit të karburantit.

2. Ulje të çmimit të energjisë për familjarët dhe biznesin. Rifutje të fashës mbrojtëse për 300 kë e parë me çmim 8.3 lekë/këh.

3. Përjashtim nga skema vjetore e TVSH-së për çdo biznes me xhiro nën 14 milionë lekë në vit. Me pullën në xham STOP inspektorëve abuzues dhe të korruptuar.

4. Tatim fitimi 9%, duke krijuar mundësi reale për biznesin e madh të hapë vende të reja pune.

5. Dyfishim të buxhetit për arsimin e lartë. Tarifa zero bachelor dhe master për rreth 90% të studentëve. Bursa vjetore për studentët në nevojë dhe 32 milionë dollarë investime shtesë në vit për infrastrukturën konviktore dhe akademike. Trajnime dhe përgatitje reale për tregun e punës sipas “modelit gjerman dual” të arsimit profesional.

6. Rritje të ndjeshme të pensioneve dhe energji elektrike falas deri në 200 kë/muaj për familjet me ndihmë ekonomike.

Kjo është e vetmja skemë që do të mund ta nxjerrë vendin nga gremina ku ka rënë nga keqqeverisja e Edi Ramës.

#protesto8qershor ✌✌

#ShqipëriaSiEuropa ✌✌