AKTUALITET, 3 Qershor 2019, 16:12

Aksident në aksin Përmet-Tepelenë, plagoset drejtuesi i mjetit

Aksident në aksin Përmet-Tepelenë, plagoset drejtuesi i mjetit


Një aksident që mund të kishte pasur pasoja tragjike ka ndodhur në aksin rrugor Përmet-Tepelenë. Burime bëjnë me dije se nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person, ku mësohet se bëhet fjalë për drejtuesin e mjetit.

Nga fotot që kanë mbërritur në redaksinë e Faxweb.al, duken pamjet nga vendngjarja dhe nga dëmtimet që ka marrë makina besohet se përplasja e saj ka qenë mjaft e fortë.

Ndërkohë i lënduari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar me ambulancë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.