TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katër shqiptarë u arratisën nga një burg grek, duke alarmuar policinë helene. Njëri prej tyre arriti që të kapet, ndërsa tre të tjerët janë akoma në arrati. Por, për çfarë akuzohen shqiptarët e arratisur?
I arratisuri i parë është autor i vrasjes së një 30-vjeçari grek dhe plagosjes së vëllait të tij 32-vjeçar, në tentativë për t’i grabitur makinën luksoze. Viktima ishte shefi i njohur i kuzhinës greke, Niko Paputsidaki. Autori u arrestua në korrik 2013 dhe prej atëherë u transferua nga njëri burg në tjetrin pasi shkaktonte trazira.
I arratisuri i dytë u arrestua si pjesë e bandës që në prill 2018 grabiti banesën e këngëtarit Lefteri Pantazi ku morri 1000 euro dhe ora me vlerë 150 000 euro.
I arratisuri i tretë është një nga pjesëmarrësit në përleshjen e marsit 2018 në psikiatrinë e burgut të Koridhalos, ku u vra një grek nga shqiptari tjetër që u arratis pak ditë më parë, Albiano Xhezairi.
Katër shqiptarët kanë mundur të ikin nga burgu grek, duk përdorur një furgon policie. Njëri prej tyre u arrestua në Athinë, ndërsa policia helene është në kërkim të 3 të tjerëve. Sipas mediave greke, arratisja ka qenë spektakolare dhe ngjante me një skenar të ndonjë filmi.
Dy prej 4 shqiptarëve janë identifikuar Dy prej të arratisurve nga burgu, mësohet të jenë Endrit Canaj e Xhelo Hasani. Katër të burgosurit shqiptarë u arratisën nga burgu Petru Rali në Athinë.