TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërkohë që Rama shpaloste arritjet e progres raportit të KE për çeljen e negociatave me vendin tonë dhe akuzonte opozitën jashtë Kuvendit për destruktivitet në këtë rrugë, nga vendi nga ndërhyrë deputeti i opozitës së re Kujtim Gjuzi.
“Mos më ndërprit”- është dëgjuar të thotë Rama nga foltorja, ndërkohë që më tej shtoi.
“Për ata që nuk e kanë zërin e sallës, po ndërpritem nga Natlmadhnia e tij Kujtim Gjuzi i parë”.
“Natlmadhnia e tij Kujtim Gjuzi i parë, reflekto edukatën monarkike që është shprehja më e lartë e përpjekjes së njeriut për të respektuar njeriun, mos më ndërprit”- tha Rama.
Ndërhyn edhe Ruçi: Mos e ndërprit.
“Në fakt progres i madh është bërë nga flamuri pa shkop te Gjuzi i parë jemi progres, nuk diskutohet janë ndërprerje që i japim tharm ndërveprimit në Kuvend, ndryshe nga ndërprerjet e shkopit pa flamur,”-vazhdoi Rama.