TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdon të befasojë me qëndrimet e tij të kohëve të fundit.
Pas deklaratës se rritjen e rrogave e bëri për të mbuluar edhe shpenzimet për kravata të zyrtarëve, sot ai ka folur në mbledhjen e qeverisë për të shtënat me armë gjatë natës së vitit të ri.
Haradinaj ka mbajtur sërish të njëjtin qëndrim të para disa kohëve, kur e lartësoi gjuajtjen me armë nëpër festa, si një traditë të vjetër shqiptare, duke u përpjekur kështu ta relativizojë si fenomen.
Sidoqoftë në mbledhjen e sotme të qeverisë ai kërkoi që të mos ketë të shtëna me armë natën e ndërrimit të viteve.
“E kam përmendur edhe në një intervistë se qitja me armë është traditë shqiptare, me të vërtetë është traditë e hershme shqiptare, por kjo nuk na bënë nder. Le të kursehemi, të mos ketë incidente tjera”, tha Haradinaj.
Haradinaj, në një intervistë kishte thënë se edhe ai vet ka shkrepur armë nëpër ahengje.