AKTUALITET, 27 Dhjetor 2017, 15:20

Obama paralajmëron rrezikun e “ballkanizimit” të rrjeteve sociale

Obama paralajmëron rrezikun e “ballkanizimit” të rrjeteve

Intervista nuk është e zakonshme!

Të paktën, ai që bën rolin e gazetarit është Princ Herri i Anglisë, dhe personi që përgjigjet është ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama.

Tema: përdorimi i rrjeteve sociale.

Presidenti i 44-t i SHBA-ve vëren një “ballkanizim”, të përdorimit të për qëllime të këqija të internetit.

“Një nga rreziqet e internetit, është fakti që njerëzit mund ta shohin realitetin totalisht ndryshe. Ata mund tundohen nga informacionet që përforcojnë paragjykimet e tyre aktuale”, deklaroi Obama gjatë një interviste me Princ Herrin të publikuar në BBC 4.

“Çështja që shtrohet është, se si mund ta shfrytëzojmë këtë teknologji në mënyrë që të lejojmë pluralizmin e zërave, diversitetin e pikëpamjeve, duke shmangur një ballkanizim të shoqërisë”, tha Obama, duke mos e përmendur pasuesi e tij, Donald Trump, tepër i kritikuar për mesazhet e tij jo shumë të matura në Twitter.

/TPZ.AL/