AKTUALITET, 27 Dhjetor 2017, 19:56

‘Veliera’, ekspertët rrëzojnë Vangjush Dakon: Projekti cënon trashëgiminë kulturore!

‘Veliera’, ekspertët rrëzojnë Vangjush Dakon:

Për të nëntën herë radhazi u shty sot vendimi i Gjykatës Administrative për çështjen e projektit të Velierës. Tre ekspertë të pavarur, arkeologë të angazhuar nga organi i akuzës, prezantuan para gjykatës Administrative të Durrësit raportin e shumëpritur për projektin Veliera. Ata thanë se projekti fillestar e cënon trashëgiminë kulturore të Durrësit. Të pranishëm në seancë ishin edhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kërkuan më shumë kohë për tu njohur me ekspertizën dhe më pas do të paraqesin qëndrimet. Seanca u shty për datën 9 janar 2018. Punimet për Velirën në Durrës nisën rreth një vit më parë, por u pezulluan pas protestave të shoqërisë civile.