AKTUALITET, 27 Dhjetor 2017, 18:11

Gledion Rehovicën e tradhtuan gjurmët e gishtave, në Itali quhej Mina Kusta. Zbuloni emrin e Aqif Rakipit

Gledion Rehovicën e tradhtuan gjurmët e gishtave, në Itali quhej

Çfarë e bashkon Gledion Rehovicën me Mina Kustën?

Në pamje të parë duket se janë dy individë të ndryshëm, por në fakt janë i njëjti person.

Është pikërisht krahasimi i gjurmëve të gishtave, të kryera nga Interpol Tirana dhe Interpol Roma, ato që e vërtetojnë shkencërisht këtë.

Gledion Rehovica është deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të cilin është kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme ndërprerja e mandatit parlamentar.

Rehovica, i njohur në Itali edhe me emrin Mina Kusta, është akuzuar për vjedhjen e një dyqani në shtetin fqinj në 27.02.1999.

Edhe deputeti i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Aqif Rakipi ka përdorur emër tjetër në Itali: Skënder Ejylbegaj. Ai akuzohet se, më 03.11.1998 ka kryer veprën penale të marrjes së mallrave të vjedhur në Itali, por emrin Skënder.

Edhe për Rakpin është pikërisht krahasimi i gjurmëve të gishtave, të kryera nga Interpol Tirana dhe Interpol Roma, ato që e vërtetojnë shkencërisht këtë.

Dy deputetët, Aqif Rakipi i PDIU dhe Gledion Rehovica i LSI tashmë janë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Kallëzimi u bë nga Drejtoria e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme për falsifikim të formularëve të vetëdeklarimit.

Dje prokuroria përmes një letre drejtuar KQZ kërkonte heqjen e mandatit për dy deputetët që sipas saj, preken nga ligji i dekriminalizimit.

/TPZ.AL/