AKTUALITET, 27 Dhjetor 2017, 17:45

Krimi në familje/ Motra mbron vëllain: Babai ishte maniak seksual. E ëma: E fejoi i ati

Krimi në familje/ Motra mbron vëllain: Babai ishte maniak seksual. E

“Babai ishte maniak seksual!”.

Kjo është akuza që bën vajza e viktimës Fejzo Aliaj, i cili u vra mbrëmjen e 22 dhjetorit nga i biri.

Pohimin e bija e ka thënë para Policisë, të bërë publike për mediat nga prokurori i çështjes gjatë të dëshmisë ditën e djeshme në sallën e gjyqit.

Edhe bashkëshortja e tij pohoi se Fejzo Aliaj ishte person i dhunshëm dhe, se me Selmanin, djalin që kreu edhe vrasjen, ai nuk sillej mirë.

Konfliktet, sipas nënë e bir, nisën kur Fejzo vendosi të fejonte Selmanin kundër vullnetit të tij.

Ky i fundit pretendon se i ati i ka thënë se “nusen do ta ndanin bashkë” dhe ndaj e qëlloi edhe me çekiç pas koke.

“Selmani është fejuar me porosi të të atit, pa marrë pëlqimin e tij. Që nga ajo kohë, djali nuk ka qenë shumë mirë. Ai ka pasur konflikte me të atin si për fejesën, por edhe për gjëra të tjera. Në momentin kur ka ndodhur krimi, unë kam qenë brenda në banesë. Kam dalë që t’i thërras të dy për të ngrënë darkë, por nuk kam gjetur njeri në oborr. Kam tentuar t’i telefonoj, si Selmanit ashtu edhe Fejzos, por nuk më janë përgjigjur. Vetëm kur kam parë njollat e gjakut në oborr kam njoftuar Policinë”, tha bashkëshortja e viktimës në Polici.

/TPZ.AL/