AKTUALITET, 27 Dhjetor 2017, 15:33

Zhorxh Ueah, nga një yll futbolli në president i vendit të tij

Ish-futbollisti i Milanit, Paris Sën Zhermenit dhe Monakos, Zhorzh Ueah, fitoi zgjedhjet dhe tashmë është presidenti i ri i Liberisë.

Ueah, kampion në Francë dhe Itali, ishte futbollisti i  parë afrikan që fitoi “Topin e Artë” në vitin 1995. Ai ka pasur edhe disa eksperienca të shkurtra me Çelsin dhe Mançester Sitin.

Zhorzh Ueah mundi në zgjedhje Jozef Boakei, një ish-zëvendëspresident.

Duke celebruar fitoren, Ueah shkroi në Tëitter: “Është një emocion i thellë dhe unë dëshiroj të falënderoj popullin liberian, për nderimin që më bëri mua me votën e tij. Është një shpresë e madhe”.

TPZ.AL/