AKTUALITET, 27 Dhjetor 2017, 18:42

Dëbora nis të pushtojë malet e Veriut të Shqipërisë

Dëbora nis të pushtojë malet e Veriut të

Reshjet e dëborës kanë filluar të jenë të pranishme në Veriun e Shqipërisë.

Sipas Meteoalb, sot në mbrëmje pritet të bjerë borë vetëm në zonat e thella në Veri-Verilindje ku mesatarisht do të bien 50-70 centimetër dëborë deri mesnatën e së premtes.

Në zona të izoluara gjatë ditës së sotme, ndërsa nesër, kryesisht pasdite dhe në vijim deri mesnatën e së premtes, parashikohet të bien nga 20 deri ne 35 centimetra dëborë.

Zonat Juglindore do të kenë dëborë të pakët, ndërsa rreshje bore priten të bien edhe në orët e para të së shtunës.

/TPZ.AL/