TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia holandeze arrestoi pesë shqiptarë, të cilët po përpiqeshin që të ngjiteshin përmes kangjellave në një traget të shoqërisë “Stena Line” që udhëtonte në drejtim të Anglisë.
Sipas faqes së televizionit, Powned.tv, kjo nuk është hera e parë që emigrantë ilegalë shqiptarë përpiqen të hyjnë në Angli përmes Holandës.
Vetëm në gjysmën e parë te vitit 2017, rreth 400 shqiptarë u përpoqën të gjenin “parajsën” në anën tjetër të Detit të Veriut, në Britaninë e Madhe.
Me gjithë përpjekjet e policisë holandeze, një delegacion i së cilës vizitoi Shqipërinë në fillim të këtij viti, emigrantët shqiptarë nuk kanë reshturi së përpjekuri për të gjetur lumturinë e tyre në Angli.
/TPZ.AL/