TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, komentoi sërish votën antiamerikane të Qeverisë "Rama 2" në OKB, duke theksuar se “ajo nuk do as kallauz dhe as përkthyes”.
“Po ç'mund të flasë kryeministri, turpi antiamerikan që duket sheshit nuk do as kallauz as përkthyes”, shkruan Vasili në një status të tij Facebook.
Statusi i plotë i Vasilit
Vota antiamerikane e qeverise ne OKB nuk do as kallauz as perkthyes.
Sufleret e qeverise u shqyen qe te perkthejne ate, qe tha shume qarte Trumpi per ata qe do votonin kunder Amerikes ne OKB.
Po ky Kryeministri i leqendisur, qe ka taposur gojen dhe nuk flet dot, kaq te madh e paska hallin qe ja paska dhene gojen me qira ca e ca kallauzeve.
Po ç'mund te flase kryeministri, turpi antiamerikan qe duket sheshit nuk do as kallauz as perkthyes.
Presidenti amerikan Donald Trump, përpara votimit në OKB deklaroi se “ata marrin miliona dhe miliarda dollarë dhe pastaj votojnë kundër nesh. Por le ta bëjnë, ne do të kursejmë shumë para. As që duam t’ia dimë”.
Kjo deklarate s'ka nevoje per perkthyes te lodhur te qeverise.
Pas votimit, ambasadorja e SHBA në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley tha se “Amerika do ta vendosë ambasadën në Jeruzalem. Asnjë votë në Kombet e Bashkuara nuk mund ta ndryshojë këtë. Por kjo votë do të bëjë një ndryshim sesi amerikanët e shohin OKB-në, dhe sesi ne i shohim vendet që nuk na respektojnë”.
A ka turp kjo qeveri dhe ky kryeministër?