TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve të Neës24, analisti Andi Bushati tha se përballë ideve të Bashës për vazhdimin e protestave, mbështet më shumë Berishën i cili ka sugjeruar djegie mandatesh.
POLITIKË RADIKALE
“Përballë Bashës, Berisha ka hedhur idenë e djegies së mandateve, mua personalisht nuk më pëlqejnë protestat. Lulzim Basha nuk është se ka thënë kategorikisht Jo, e ka lënë mendimin e Berishës si opsion të hapur. Një politikë radikale si kjo që e fut parlamentin në krizë, duhet parë në raport me interesat e vendit. Unë mendoj dhe i parë në këtë këndvështrim do kishte interes një veprim i tillë radikal”.
AKUZAT E LSI-së
"LSI nuk ka problem për pjesëmarrjen në protestë, por më shumë për kredibilitetin e mënyrës si proteston. Është shumë e vështirë që nëse LSI nuk bën një vetëpastrim të vetes, të ketë besueshmëri te publiku. Që ta besojmë se akuzat e LSI ndaj Ramës janë të hapura. Kryemadhi e ka refuzuar kategorikisht djegien e mandateve, se i dhembin mandatet e veta që i ka marrë me mundim, se sa një interes më i madh, që të tregojë se pavarësisht pasqyrave që na tregon Rilindja”.
ALEANCA PD-LSI
“Do dukej absurde pavarësisht se si do justifikoheshin ata. Në verbin e tyre politik nuk kanë asgjë të përbashkët. Bashkëqeverisje do bënin për të ndarë karriget e pushtetit. Do të ishte shkatërrim për PD-në”.
POLI I TRETË
“Nëse grumbullimi është për efekt taktik, për të ndikuar që të kenë peshë në ligjin elektoral, nuk më duket mëkat, është thjeshtë politikë. Por t’i shoh si grupim për gjëra të mëdha, më duken larg Ben Blushi dhe Bamir Topi apo Nard Ndoka, nuk i shoh dot bashkë. Këto janë parti që janë aq larg në shumë pikëpamje sa që asgjë nuk mund t’i koalicionojë”.