AKTUALITET, 22 Nëntor 2017, 19:34

Kryemadhi me gratë e LSI-së: Ta shkulim nga rrënjët narkoqeverinë e Edi Ramës

Kryemadhi me gratë e LSI-së: Ta shkulim nga rrënjët

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë konventës së Lëvizjes së Gruas për Integrim akuzoi kryeministrin Edi Rama se me paratë e drogës mund të blejë ndërkombëtarë, diplomatë, makina, vota dhe zgjedhje, por kurrë nuk do të blejë shpirtin e shqiptarëve.

Ajo akuzoi Kryeministrin Rama se është pronë e drogës, oligarkëve, makth i pushtetit të tij, pronë e së keqes.

“Edi Rama nuk mund ti heqë të drejtën shqiptarëve që të jetojnë në këtë vend. Nëse ai i do shqiptarët dhe Shqipërinë atëherë të largohet dhe ti lërë të qetë ata. Do t’i lemë mënjanë ndasitë, të harrojmë përkatësitë politike dhe partiake, të ngrenë lart revoltën ndaj një qeverie që po shkatërron familjet shqiptare. Të shkulim nga rrënjët narkoqeverinë e Edi Ramës”, - tha Kryemadhi.

 

[embed]https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1445217468924324/?fref=ts[/embed]