AKTUALITET, 22 Nëntor 2017, 15:52

I sapo dalë nga burgu në Itali, shqiptarit i vihen sërish prangat

I sapo dalë nga burgu në Itali, shqiptarit i vihen sërish prangat

Mediet italiane po e trajtojnë si një histori interesante, atë që i ka ndodhur një shqiptari 52-vjeçar.

I sapo dalë nga burgu pasi një dënim prej dhjetë vjetësh për shfrytëzim prostitucioni, shpërndarje droge dhe mbajtje të paligjshme armës, shqiptari mesa duket nuk i kishin mjaftuar për të ndryshuar për mirë stilin e jetës së tij.

Sipas gazetës italiane, “Il Giorno”, ai ra sërish në pranga pasi në shtëpinë ku ai jetonte në Banjolo Mela, atij iu gjet një pistoletë, 16.500 euro kesh dhe një kilogram heroinë.

TPZ.AL