AKTUALITET, 22 Nëntor 2017, 18:20

Doganieri Konomi emërohet Drejtor i Agjensisë Kombëtare të Mjedisit

Doganieri Konomi emërohet Drejtor i Agjensisë Kombëtare të

Ish-deputeti socialist, Edison Konomi, është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Agjensisë Kombëtare të Mjedisit nga Kryeministri Rama.

Konomi, një ish-kryetar i PS-së për Durrësin, ka qenë  nëndrejtor i Doganës së Durrësit në vitin 2013, menjëhërë pas ardhjes në pushtet të socialistëve, ku qendroi gati një vit, dhe më pas u transferua në doganën e Kakavijës (2014) dhe më pas në atë të Fierit (2015)

 

Vendimi

V E N D I M PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË KOMBËTARE TË MJEDISIT

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 61, të  ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

  1. Edison Konomi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë